Bjeshkët e Sharrit janë vargmalet që shtrihen përgjatë Kosovës jugore, Maqedonisë juglindore dhe Shqipërisë verilindore. Komuna më jugore e Kosovës, Sharri (Dragash), është një oazë e paprekur e bukurive natyrore dhe fshatrave tradicionale. Ajo është një nga zonat më të larmishme të bimëve dhe kafshëve të egra të Kosovës.
Popullsia lokale ka një traditë të lashtë në identifikimin dhe mbledhjen e frutave dhe bimëve të egra me vlera mjekësore.
Alko-Natura përfiton nga kjo traditë e çmuar duke ofruar produkte 100% natyrale për tregun brenda dhe jashtë Kosovës.